Urimet më të mira për Scarlett Johanson, që dje ka festuar 35 vjetorin dhe është një nga divat më të paguara të kinemasë. Scarlet ka luajtur në rreth 47 filma dhe është rritur në sheshet e xhirimeve. Kur ishte vetëm 4 vjeç, falë mamasë së saj Melanie, ajo filloi të xhirojë disa spote me binjakun Hunter.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në 1994 vjen debutimi i saj i parë kinematografik dhe në 1998 në moshën 14 vjeçare ajo interpreton rolin e Grace në filmin ‘The horse Whisperer’. Nga ai moment sukseset për të vazhdojnë me (“Lost in Translation”, “Girl With a pearl earring”, “Match Point”) dhe bëhet kështu një muzë e Woody Allen.
Në 2009 ajo vishet nën petkun e Vejushës së Zezë, superheroina që interpreton edhe në kapitujt pasardhës së sagës së njohur. Johansson, përveç kinemasë i kushtohet me sukses edhe teatrit, dublimit, reklamave dhe ka publikuar edhe dy disqe si këngëtare.

Për sa i takon jetës private Scarlett ka mbi shpatulla dy martesa të dështuara, e para me kolegun Ryan Reynolds (2008-2010) dhe e dyta me gazetarin francez Romain Dauriac (2014-2017), me të cilin ka një vajzë, Rose Dorothy.
Prej majit ajo është e fejuar me aktorin amerikan Colin Jost, por çifti nuk ka njoftuar ende datën e dasmës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb