Scarlett Johansson dhe Colin Jost janë fejuar zyrtarisht.

Mbretëresha e ‘Avengers: Endgame’ i ka thënë po propozimit për martesë të të fejuarit të saj, yllit të “Saturday Night Live” dhe “Weekend Update”, siç zbulon zëdhënësi i artistes, Marcel Pariseau, për Associated Press.

Data e martesës akoma nuk është vendosur. Vejusha e zezë dhe Colin-i i saj janë njohur prej më shumë se 2 vitesh në 2017, kur të dy u takuan dhe u dashuruan në shesh xhirimin e “Saturday Night Live”, ku Jost ishte autor. Së bashku janë shfaqur së fundmi në premierën e “Avengers:Endgame”.

Për Colin, që është 36 vjeç, bëhet fjalë për martesën e tij të parë, ndërsa për Scarlet, 34 vjeç, kjo është martesa e tretë. Artistja seksi ka qenë e martuar më parë me Ryan Reynold, nga 2008 dhe 2010 dhe më pas me francezin Romain Dauriac, me të cilin ka një vajzë Rose Dorothy dhe me të cilin është divorcuar sw fundmi.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb