BERLIN- Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble shprehu rezervat e tij në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”, se ndoshta fenomeni Brexit do të shërbejë si shtysë për shtete të tjera që dëshirojnë të largohen nga Bashkimi Evropian.

“Nuk përjashtohet mundësia që shembulli i Britanisë së Madhe të mund të ndiqet edhe nga disa shtete të tjera”, pohoi ministri. “Si do të reagonte për shembull Holanda, që tradicionalisht është mjaft e lidhur me Britaninë e Madhe?”, pohoi ai për revistën.

Një studim i kryer së fundmi ka përllogaritur një vlerë rreth 10 miliardë euro humbje të PBB-së holandeze deri në vitin 2030 në rast të Brexit. Gjithsesi, nëse britanikët do të votojnë pro daljes nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit, Wolfgang Schauble u shpreh me bindje se Evropa do të funksionojë nëse do të ishte e nevojshme edhe pa praninë e Britanisë së Madhe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: