Leicester City ka kaluar në fazën e çerekfinalestë Champions League. E gjithë kjo pasi triumfit 2-0 kundër Sevillas, e cila ishte e mjaftueshme pasi që në takimin e parë kishte pësuar humbje me rezultat 2-1. Përveç hyrjes në histori të ligës më elitare evropiane për klube, një futbollist ka shkëlqyer në këtë ndeshje duke marrë meritat kryesore për kualifikimin. Ai është portieri Kapser Schmeichel, i cili priti dy penalti kundër Sevillas në dy ndeshje të ndryshme për në 1-8 finales së Champions League. Leicester do të mësojë kundërshtarët e radhës pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës ditën e premte.

https://www.youtube.com/watch?v=Ob4sfXeioro

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb