Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja e Islandës Katrin Jakobsdottir kanë dhënë një konferencë shtypi në Berlin pasi Gjermania u zotua të dërgojë 14 nga tanket Leopard 2 në Ukrainë.

“Ne mbështesim Ukrainën financiarisht dhe me ndihma humanitare dhe me armë. Pavarësisht se nuk e kemi bërë këtë për shumë dekada, ne kemi shtuar mbështetjen tonë në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë,” tha Scholz, teksa shtoi se  “kjo është gjëja e duhur për t’u bërë”.

I pyetur se cilat do të jenë kostot për Berlinin, Scholz tha se nuk mund të zbulojë asgjë, por Gjermania do t’i mbulojë ato.

Ai gjithashtu tha se Gjermania është e përkushtuar për mirëmbajtjen e tankeve kur ato të dërgohen në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb