Kancelari gjerman Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët e kryeministrin Edi Rama në Berlin, u ndal tek anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE.

Sa i përket Shqipërisë, kancelari gjerman tha se në thelb mbetet sundimi i ligjit. Gjithashtu ai u shpreh se mediat e lira dhe të pavarura janë thelbësore për një demokraci europiane.

“Mediat e lira dhe të pavarura janë pjesë përbërëse dhe thelbësore e demokracive tona europiane. Ndaj kemi nevojë për një mjedis ekonomik me siguri juridike dhe transparent.  Integrimi i shpejtë i të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike”, tha ndër të tjera ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb