Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha sot se sulmi rus ndaj Ukrainës është sfida më e madhe me të cilën përballet Gjermania dhe bota për momentin.

Në një konferencë për shtyp ai njoftoi se Gjermania ka thyer traditën e saj të mos furnizimit me armë në zonat e konfliktit duke i dërguar tani ato në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë kundër forcave pushtuese ruse.

“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen”, tha ai.

Scholz shtoi se veprimet e Moskës u kthyen në konceptet politike të shekullit të XIX-të të pushtimit agresiv të territorit “Ne në BE po i përgjigjemi agresionit rus me shumë unitet dhe solidaritet”.

Ai tha gjithashtu se do të merren të gjitha masat për të hetuar krimet e mundshme në Ukrainë. Duke iu referuar problemeve të brendshme, kancelari gjerman deklaroi se qeveria e tij dëshiron të lehtësojë pasojat e rritjes së çmimit të energjisë për të gjithë sektorët e shoqërisë.

“Do të ketë një paketë tjetër”, tha ai, duke iu referuar masave tashmë të vendosura.

Scholz theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të ndihmuar veçanërisht njerëzit me të ardhura të ulëta ose të mesme për të kapërcyer këtë kohë të vështirë.

Lideri i qeverisë gjermane po ashtu deklaroi se nuk pret trazira sociale në Gjermani për shkak të çmimeve të larta të energjisë, duke shtuar se këtë shteti do ta parandalojë me programe sociale./ DW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb