Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kancelari gjerman Olaf Scholz ranë dakord mbi nevojën për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës dhe ruajtjen e presionit ndaj presidentit rus Vladimir Putin përmes sanksioneve të forta.
Deklarata është bërë gjatë një bisede telefonike mes kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe kancelarit gjerman.
“Duke diskutuar mbi sulmet e neveritshme të Rusisë në Ukrainë, Kryeministri dhe Kancelari ranë dakord për nevojën për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës dhe ruajtjen e presionit ndaj Putinit përmes sanksioneve të forta”, thuhet në raport.
Udhëheqësit diskutuan gjithashtu dëshirën e tyre për të ndërtuar bashkëpunimin e ngushtë midis MB dhe Bashkimit Evropian për sfidat e përbashkëta, duke përfshirë Rusinë dhe sigurinë globale të energjisë.
“Të dy thanë se prisnin me padurim të shiheshin në Indonezi muajin e ardhshëm,” thotë raporti.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak në një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky theksoi mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.