Bastian Schweinsteiger ka lëshuar një deklaratë shumë thumbuese nga Amerika. Mesfushori gjerman i cili është kampion bote me Gjermaninë është shprehur:

“Parashikimi im për Botërorin? Është e vështirë, por mendoj se Italia dhe Holanda kanë shanse të mira. Po bëj shaka, natyrisht,”- ka thënë 33-vjeçari pas humbjes që Gjermania pësoi sot kundër Meksikës.

Ka qenë e menjëhershme përgjigjja e Marco Materazzi, një nga protagonistët e Italisë në Gjermani 2006-të, ka shkruar në Instagram:

“Jemi favoritë si ti në Dortmund, në 2006-ën! E mban mend kur më hëngre picën?”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb