Disfata e Gjermanisë përballë Japonisë shqetëson jo pak edhe legjendën Bastian Schweinsteiger i cili bën përgjegjës dy lojtarët e Flick, Sule dhe Goretzka:

“Kemi bërë dy gabime fatale, shumë të rënda. Sule është një lojtar që kur i afrohet një kundërshtar, në duel një kundër një kundër një duke ta mbyll në krahë, në fundore. I dhanë mundësi kundërshtarit të futej në zonë, të mbyllte aksionin, edhe Goretzka qëndroi i pa lëvizur”, u shpreh Shvajni.

“Duhet ta pranojmë, por nuk është e thjeshtë. Nëse nuk je efikas në futboll nuk fiton kurrë. Ndjej se kemi luajtur mirë, por në futboll superioritetin duhet ta konvertosh me gola. Është qesharake ta nisën Botërorin me një humbje të tillë, por e them me bindje se ishte një humbje e pamerituar”, u shpreh Myler pas ndeshjes.

“Duhet të përmirësojmë shumë gjëra, por tani jemi nën presion. Kundër Japonisë ishte ndeshja më e rëndësishme dhe ne e humbëm, ndaj Spanjës duhet një tjetër paraqitje, duhet të japim gjithçka kundër një kundërshtari shumë të vështirë”, u shpreh kapiteni Neuer pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: