Kreu i Sindikatës Aleksandër Kovaçi, pas përfundimi të protestës së sotme të zhvilluar përballë Universitetin Politeknik të Tiranës, tha se kryeministri duhet ti thërrasë arsyes dhe të plotësojë kërkesat e parashtruara, duke theksuar se arsimi i lartë duhet të jetë prioritet.

“Ne e dimë, kryeministri e di shumë mirë që drejton 12 nga 13 borde të administrimit, ne i dimë shumë mirë të ardhurat. Nuk dalin lekët për të blerë letër tualeti. Duhet të ndërgjegjësojmë kryeministrin që të shohë arsimin e lartë si përparësi dhe t’i thërrasë arsyer”, tha ai

Ashtu siç edhe njoftoi në datën 17 njoftoi se do të ketë bojkot nëse nuk plotësohen kërkesat.

“Mendoj që do të vijë tek shifra jonë, sepse do kuptojë që realiteti i tij nuk është real”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb