Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Milor-Rrëshen. Në atë aksident ka qenë e përfshirë vajza e Erolld Belegut i cili është këshilltar i kryeministrit në largim të Kosovës Ramush Haradinajt.

Gjendja shëndetësore e vajzës së Erolldit, Teas, është jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka lënduar gjurin e njërës këmbë. Lëndime të tjera Tea ka treguar se nuk ka pasur.

Detaje për gjendjen e saj shëndetësore ka dhënë vet vajza në rrjetin social Instagram, ku ka postuar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Tea si dhe një vajzë tjetër që gjendej në veturë me të, janë kuruar në njërin nga spitalet e Shqipërisë. Gjendja shëndetësore sipas mjekëve atje, për të dy vajza është jashtë rrezikut për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb