Të premten e kaluar publiku pa një gjest të rrallë dhe tepër human të nënës së Sokolit. Edhe pse prindërit kishin shpresa të mëdha se do ta dëgjonin Sokolin të fliste, bota u ra mbi kokë. Sokoli nuk do të mund të dëgjojë e flasë dot.

Sokoli vetëm 6 vjeç nuk ka nerv koklear dhe implanti i siguruar nga të gjithë shqiptarët përmes emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ nuk do të mund të kryhet. Por ne vend të tij paratë për implantin kokelar do të shkojnë për Flavian në Dibër me të njëjtën problem në dëgjim. Elvis Naçi siguroi në studion e shqiptarëve të ëmën e Sokolit se do ishin pranë tyre.

Brenda kësaj jave Ola Bruko vizitoi familjen e Sokolit në Vorë ku takoi të ëmën e tij Liljanën, ku i tha dhe ajo është mërzitur si gjithë shqiptarët që dëgjuan historinë e tij se implanti koklear nuk mund t’i vendosej.

Ola e pyeti nëse Liljana kishte nevojë për ndihmë. Liljana i tha se dëshironte vetëm shkollimin e djalit përmes një mësuese ndihmëse apo edhe sistemimin në një institut të specializuar për Sokolin. Ola i premtoi se do të komunikojë me ministren e Arsimit, Besa Shahinin, pasi ajo e ka ndjekur emisionin dhe është e gatshme ta ndihmojë. Më pas, Ola Bruko takoi ministren Shahini, ku i parashtroi kërkesën e Liljanës.

Ministrja Shahini menjëherë tregoi gatishmëri për ta ndihmuar Sokolin madje i tha se ministria e arsimit i ka gjetur Sokolit një mësuese ndihmëse e cila do të jetë në shkollën e Sokolit në Vorë katër ditë të javës, ndërsa një ditë në javë do të shkojë tek instituti i fëmijëve me aftësi të kufizuara për tu trajnuar enkas për vogëlushin.

Eneida Cani mësuesja e Sokolit tha për stafin e emisionit se e kishte ndjekur historinë e djalit dhe se mezi priste ta takonte nga afër dhe të mësonin së bashku. Zysh Eneida së bashku me Olën shkojnë në Vorë tek familja e Sokolit. Sokoli nuk do të mbetet kështu në mësime pas dhe do të ndihet si moshatarët e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb