Dj Dagz ka treguar gjatë një bisede me banorët e tjerë brenda shtëpisë së “BBV”, se nuk do të dilte kurrë me një vajzë që pozon nudo.

Deklarata e tij është dukur si “kunj” ndaj Beniada Nishanit, e cila ka realizuar disa sete fotografike nudo, madje ka deklaruar se do dilte rrugëve të Tiranës e zhveshur për 100.000 euro.

Ai tha se “e do shumë” modelen, por s’do të krijonte lidhje me të, duke theksuar se “ajo bën punën e vetë, por kjo gjë nuk i përshtatet atij”.

Ndërsa paralajmëroi Einxhel Shkirën, se nëse do e bënte këtë punë “s’do lidhej kurrë me të”. “Po flas për p*rno dhe për një femër që pozon nudo. Ia thashë edhe Einxhelit nëse e ke bërë por nuk e ke punë, nuk e bën nonstop atë punë jam në rregull, por nëse ti je tip që pozon nudo, unë nuk jam kundra kësaj gjëje, por nuk do isha kurrë i lidhur më një vajzë që e bën atë gjë. Mbase jeta të sprovon me gjithçka , ti mund të takosh dikë që do e dashurosh dhe nuk do kenë rëndësi.

Nëse don të bësh një foto sepse të pëlqen foto artistike është diçka ndryshe, por nëse e bën për punë për shembull, Beniada ka dalë foto nudo, unë Beniadën e dua shumë por ndoshta nuk do kisha një lidhje më të, jo sepse ajo po bën gabim me punën e saj por mua nuk më përshtatet. Ka shumë raste që unë mund të jem me dikë dhe të më thonë ‘ Ajo e dashura jote nuk e di si mund të rri me ty’, thjeshtë nuk më përshtatët në stilin e jetesës time”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: