I ndodhur në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, të zhvilluar në Selanik, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është takuar me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.

Takim nga i cili Cakaj dhe Konjufca kanë dalë me një deklaratë të përbashkët drejtuar klasës politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

Më poshtë Deklarata e Përbashkët e Cakaj dhe Konjufca:

“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: