TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha foli për një realitet të zymtë sa i përket pandemisë dhe ekonomisë së vendit. Por gjatë konferencës së sotme për mediat ai përsërit thirrjet për SPAK, kreun e SPAK dhe prokurorët e tjerë duke iu kërkuar të ndëshkojnë politikanët e korruptuar.

Basha tha se nuk do lodhet duke dalë deri ditën e fundit të pushtetit të Edi Ramës.

“Le të vijmë tek realiteti. E vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat që vendos për ata që nuk mbajnë maskë. Testimet më të ulëtat në rajon dhe Evropë. Financimi për shëndetësinë më i ulëti në rajon, ndihma për biznesin dhe familjet që kanë humbur vendin e punës është zero.E vetmja gjë që oshëtin sot në Shqipëri është heshtja e SPAK-ut.

Duhet ta harrojë Rama dhe SPAK-u se unë do lodhem duke dalë ditë për ditë deri ditën e fundit të Edi Ramës që po afron në pushtet dhe të kërkoj që SPAK-u të bëjë detyrën. Është detyra juaj zoti Kraja, zotërinj prokurorë të SPAK-ut. Jeni të mbrojtur nga SHBA dhe partnerët. Janë marrë të gjitha masat që të mos keni frikë me qëllim që të realizoni synimin numër një të SPAK-ut që është jo t’i mbroni por t’i ndëshkoni politikanët e korruptuar. Ndaj zoti Kraja dhe prokurorë, hapeni gojën. A i keni nisur hetimet. Heshtja juaj ulërin në Shqipëri. Heshtja juaj inkurajon hajdutët dhe vjedhjen e parave të shqiptarëve”, deklaroi Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: