Gjashtë motrat jetime nga Kukësi nuk do të vuajnë vendimin politik të agron Shehajt për të hequr dorë nga mandati i deputetit.

Lajmin e bëri me dije vetë Shehaj në studion e News24 ku deklaroi se do vazhdojë të japë të njëjtën ndihmë financiare për to, por këtë herë jo me rrogën si deputet por me të ardhurat e tij personale.

‘Unë nuk di që ato vajza të kenë të ardhura të tjera, për momentin varen vetëm nga rroga që i kaloj. Do vazhdoj t’i jap të njëjtën shumë që u jap jo nga të ardhurat si deputet por nga të miat.

Nuk dua që ato të vuajnë vendimin që kemi marrë ne për djegien e mandateve’, u shpreh Shehaj.  Deputeti i PD, njëherazi një njeri shumë i suksesshëm në biznes, është i njohur për bamirësitë e vazhdueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb