Kanë kaluar pothuajse tre muaj që kur Fedez iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerit në pankreas, por mendimet e tij ende janë në ato momente aq të vështira për të dhe familjen e tij.

Dhe kështu këngëtari postoi në Instagram mendimet e tij të para dhe audion e seancës nga psikologu i bërë në të njëjtën ditë kur zbuloi diagnozën.“Nuk dua të vdes, nuk dua të vdes, kam frikë se fëmijët e mi nuk do të më kujtojnë”-janë fjalët që dëgjohen të thotë ai mes të qarash.

Mirëmëngjes. Nuk e di pse sot vendosa të dëgjoj seancën e bërë nga psikologu ditën kur zbulova se kisha kancer në pankreas“- shkroi Fedez në një status në Instagram, teksa vazhdoi: “Po qaj, qaj me dhimbje dhe gëzim. Vetëm një mendim më shkatërronte më shumë se frika e vdekjes: të mos më kujtonin fëmijët e mi. Epo, sot pyes veten nëse e gjithë kjo më mësoi vërtet. Sepse qenia njerëzore priret të harrojë. Dhe unë nuk dua. Nuk dua të harroj se gjërat e rëndësishme nuk janë thjesht gjëra. Mbaje atë dritare gjithmonë të hapur. Në zemrën tënde.”

Fedez shprehet i vetëdijshëm se bërja e këtyre momenteve publike pa dhimbje mund të shoqërohet me disa kritika, por shton se këtë postim nuk e ka bërë për tu viktimizuar në media por për të frymëzuar njerëzit të cilët mund të jenë në të njëjtën situatë si ai para disa muajsh.

“Merrini këto thënie të miat si t’ju duket e arsyeshme: dëshira për të ndarë, deluzione të protagonizmit ose narcisizmi si qëllim në vetvete. Nuk më intereson shumë. Unë dua këdo që po përballet me këtë betejë si unë. Në një situatë të ngjashme të dish që është normale të përjetosh disa ndjesi. Nuk je vetëm.”

Massimo Di Giannantonio, president i Shoqatës Italiane të Psikiatrisë, e përcakton atë që Fedez bëri si “një akt guximi”. “Një akt që përfaqëson një ndarje dhimbjeje, por gjithashtu, dhe mbi të gjitha, një formë shumë të veçantë të ‘edukimit shëndetësor’ ndaj pacientëve të tjerë, të cilët, ndryshe nga një person si Fedez, pavarësisht se përjetojnë të njëjtën situatë, mund të kenë më pak mjete për të elaboruar ndikimin dhe pasojat psikologjike të sëmundjes me të cilën duhet të përballen. Fedez pati guximin t’i bënte publike dhe të dukshme emocionet e tij, të cilat janë emocione të përbashkëta për të gjithë ata që kalojnë këtë dramë.” /Panorama Plus

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: