Si pjesë e grupit të PS-së që po merret me procedurat për zgjedhjen e presidenti të ri, Elisa Spiropali pohoi se maxhoranca pret nga opozita emra konkret dhe jo vetëm procedura.

Ajo tha se data 16 maj është e arsyeshme për mbajtjen e raundit të parë të votimit për presidentin.

“Padiskutim ky është një proces i rëndësishëm, nga më të rëndësishmit, për një shumicë që është e përgjegjshme. Në të gjitha fazat e diskutimeve e kemi bërë të qartë për kolegët dhe publikun që nuk dëshirojmë të zgjedhim një president të PS, por të republikës. E kemi pasur një Presidencë një figurë që nuk na nderon dhe s’ka përfaqësuar unitetin e popullit, por një shëmbëlltyrë e shëmtuar opozitare e një kohe tjetër.

Sot kemi rënë dakord për të zhvilluar Konferencën e Kryetarëve, për të nisur procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit. Nuk e konsideroj të udhës që një proces të brendshëm, qoftë me deputetët të PS, apo me shoqërinë civile, ju ftojmë që këto takime t’i bëjmë dhe së bashku, pasi se dimë nëse do sillni grupet parlamentare apo me emra të veçantë, ne do vijmë me profile apo emra. Ne duhet të vijmë që në raundin e parë me emra konkret. Meqë 24 maj është fakti i fundit i përmbylljes së procesit, 16 maj është afati më i mirë. Na vaftë mbarë.”, theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: