Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço deklaroi se prezenca e DEA-s në Shqipëri ka shqetësuar shumë njerëz dhe institucione në vend, për mirë apo dhe për keq.

Ai pohoi se asistenca e ndërkombëtarëve është një lajm i mirë për ato që pritet të ndodhin në vijim sa i përket punës së SPAK dhe BKH-së.

“DEA nuk bën marrëveshje me policinë e shtetit. Nuk do ta shihni kurrë me armë dhe antiplumb në mes të Tiranës. Vetëm për koordinim informacioni. Me BKH dhe SPAK. DEA e ka një zyrë dhe kontakte me këto institucione…ata e kanë një zyrë, një post punë në Shqipëri që koordinojnë këto gjërat. Por përderisa kanë ardhure, dmth që kanë punë këtu. Ka institucione financiare nga mund të pastrohen të ardhurat kriminale, banka të nivelit të dytë. Janë 7 banka me risk…Shohin pushtetin, imuniteti që u është dhënë këtyre organizatave. Nuk duan që Meksika të përsëritet në Ballkanin Perëndimor.”, tha Karamuço në ABC Live.

Sipas tij, po hetohen raste konkrete dhe mund të ketë edhe zyrtarë të shtetit apo edhe funksionarë të policisë së shtetit, edhe persona të krimit që po vëzhgohen.

“Fakti që ka hetime në Belgjikë, Francë, Spanjë, Mbretëria e Bashkuar. Ka dalë një lajm që do ketë arrestime të policisë së shtetit, janë pjesë e diçkaje që po ecën përpara.”, pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: