BRITANI E MADHE

Ashtu sikurse dihet, prej kohësh Meghan Markle ka një marrëdhënie të ftohë me babanë e saj. Në maj të 2018-ës, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry-n, ndërkohë që së fundmi nuk ka pasur një ftesë as për pagëzimin e Archie. Ndërsa, ish-bashkëshortja e tij, Doria, ka qenë gjithmonë e pranishme.

Pas ceremonisë së pagëzimit, 74- vjeçari ka reaguar në një deklaratë për mediat britanike, ku shprehet se padyshim do ta kishte shijuar shumë pjesëmarrjen në eventin mbretëror, gjithsesi i uron shëndet e të mira vogëlushit.

“Më kanë pyetur nëse do të më kishte pëlqyer të shkoja në Britani për të parë tim nip teksa pagëzohet. Unë kam qenë ndihmës i priftit kur në moshën 12-vjecare, pjesëtar i konfirmuar i kishës së Mbretëreshës kur isha 14 dhe Archie është nipi im, kështu që sigurisht që do ta kisha shijuar shumë të isha atje. I uroj Archie-t dhe prindërve të tij shëndet dhe lumturi.”-ka thënë babai i Meghan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb