TIRANE – Aulona Musta ditën e sotme ka qenë ftuar në studion e Rudina Magjistari, ku ndau me publikun disa nga momentet e saj si nënë. Së bashku me të ndodhej dhe vajza e saj, Amara. Pjesë e diskutimit për marrëdhënien me fëmijët u bë edhe vetë moderatorja e cila zbuloi disa detaje për raportin me të bijën, Mia.

“Unë s’e kam bërë kurrë. Unë i jam mirënjohëse bashkëshortit tim pa fund, sepse gjithmonë kemi qenë aty bashkë dhe momenti ndoshta kur kam qenë unë që nuk kam duruar dot, ka qenë gjithmonë ai që më ka mbështetur, po kësaj pjese i kam rezituar.

Nuk e kam bërë dot kurrë dhe nuk menoj që do ta bëj dot. E them këtë, sepse s’e pranoj dot…” – tha Rudina e bindur që Mian, nuk do ta dënojë kurrë në këtë mënyrë.

“Më duket sikur e fyej. Edhe kur i ngre ndonjëherë zërin, e ndjej në vështrimin e saj që po e fyej…” – shton më tej Rudina, por Aulona është me mendimin që fëmija duhet edhe të dënohet, edhe të shpërblehet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb