Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është e ftuara e gazetarit Sokol Balla në “Real Story”.

Në studio, veç Kryemadhit, të ftuar janë edhe dy analistë, Skënder Minxhozi dhe Arjan Vasjari. Pikërisht ky i fundit, i drejtoi një pyetje të gjatë Kryemadhit. Ai tha se beteja më e madhe e LSI në këtë fushatë, nuk është kundër kryeministrit Edi Rama, por ndaj biografisë së tyre.

Arjan Vasjari: Ne më shumë se sa një koalicion politik funksionojmë si të ndara për të bashkuar në një qëllim të përbashkët. Konfirmoj atë që ndihet në terren, ka dy grupe politike që i përkasin të njëjtit krahë, por që mekanizmat janë të ndryshme dhe të krijohet përshtypja që më shumë se një çift që bashkëjeton, është për të reflektuar.

Kjo është marrëdhënia mes PD dhe LSI. Këtë perceptim, ajo çka e shton në këtë perceptim të dy aktorëve është dhe një deklaratë e Bashës që tha se në qeverinë e ardhshme s’do të ketë asnjë ish-ministër. Doli zoti Mediu dhe tha të kundërtën. Do të isha kurioz që ky deklarim i zotit Basha, vjen sepse ju ka impaktuar ju, e mbështesni si ide, duke ecur në pikëpamjen tuaj që thoni do të sillni të rinjtë. Ndiheni të impaktuar? Sepse për mua është deklarata e javës dhe e dyta, besoj që këto zgjedhje janë momenti më delikat për LSI në historinë e saj, për shumë arsye, besoj se LSI ka dy beteja shumë të mëdha, por ajo më e rëndësishmja s’është me Edi Ramën, por me biografinë e saj.

Ekziston një perceptim. Pak më parë ju thatë se Edi Rama ka 23 vite në politikën aktive, LSI s’ka qenë asnjëherë parti kryesore në qeverisje, megjithatë ka një ngarkesë negative ndaj saj, diku mund të jetë gjykim, e pavërtetë, nëse dëgjoni Ramën në akuzat ndaj jush, mjaft raste, i jep të drejtë. Sigurisht ai ka teprimet e tij, por në fakt përcjell një mesazh që ekziston. Unë them se është më e vështira se do të jetë një betejë, jo për Ramën, por me namin tuaj. Ekzistojnë këto?

Kësaj pyetje dhe argumentimi, Kryemadhi iu përgjgj duke theksuar se biografia e LSI tanimë është pastruar, pasi sipas saj, personat që kërkonin tendera, e bënin sikur ishin në opozitë, sot kanë kaluar në Partinë Socialiste. Ajo la të nënkuptohet, se bëhet fjalë për dy ish të larguarit, Lefter Koka dhe Nasip Naço, të cilët janë pozicionuar në skuadrat e Partisë Socialiste, respektivisht në Durrës dhe Berat.

Monika Kryemadhi: Edhe djegia e mandateve, në logjikën politike, aq më shumë LSI, ishin mandate gjaku ato të LSI në 2017-ën. Kanë qenë të gjitha bashkëpunime mes dy partive të mëdha, ishte vendim radikal që pati kosto, organizative, strukturore, me ndërkombëtarët. Ata na u vunë ne dhe pjesa tjetër dilte me veten tonë, bëmë mirë apo keq. U krijuan absurditete që janë dhe sot ndryshimet Kushtetuese që kanë pasur kosto për institucionin, për Kushtetutën, ligjet e Shqipërisë, edhe për ne. Është investuar me tonelata, me spote kundra LSI.

Për financimet që bëhet në rrjete sociale, në Facebook, në faqe anonime për të bërë fushatë kundër opozitës, siç është dhe në shumicat e rasteve, kundra LSI. Ndodh që për shkak të kësaj biografie. Edhe të firmosësh ndonjë tender edhe të bësh sikur je në opozitë dhe bën fotografi. Tani ka o këtu dhe atje, biografia u pastrua dhe ato i kaluan Ramës.

Për mua është një nga shanset dhe mundësitë që t’ia japë atë njerëzve që janë rritur në LSI. Ardit Çela që është në Berat, është themelues. Floida Kërpaçi ka qenë studente ekselence e Luarasit, Esmeraldën, Endrita, Elona Guri që është në Durrës, është me Monika Kryemadhin që prej klasës së 7-ë në Fressh. Sot njerëzit shohin më shumë Për’Puthen. Duhet t’i japim librin që të lexojnë. Jemi të gjithë në telefona, nuk lexojmë libra, ky është një nga problemet. Duhet të bëjmë struktura në arsim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb