IKMT ka zbarkuar sot në një pallat në kryeqytet, i cili thuhet se do të shembet pasi pretendohet se është dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës.

Banorët nga ana tjetër refuzojnë që të lënë banesat e tyre. Bëhet fjalë për 10 familje që jetojnë në një pallat 2-katësh në rrugën Margarita Tutulani, pranë shkollës Petro Nini Luarasi. Nga ana tjetër, gazetari Mario Merhori tha live për News24, duke iu referuar dëshmisë së banorëve, se ata kanë fituar një gjyq.

Po ashtu pohojnë se dëmet në pallat janë të riparueshme. Në vendin e ngjarjes ndodhet forca të shumta policore, ndërsa ka pasur dhe përplasje me banorët, të cilët refuzojnë të lënë banesat, ndërkohë që mes tyre ka dhe persona të sëmurë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb