Autoritetet greke kanë zbuluar identitetet dhe fotot të autorit dhe viktimës të sherrit të regjistruar mes 2 shqiptarëve në Mykonos.

Media greke Protothema, shkruan se sherri mes dy të rinjve ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve familjare. Autori, i identifikuar si një 41-vjeçar, dyshohet se ka qëlluar me 6 plumba bashkëkombësin 40 vjeç, i cili për pasojë ka marrë plagë në bark. I plagosuri ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se pas breshërive të plumbave, familjarë të viktimës, kanë tentuar të ndalojnë agresorin, por ai ka hapur zjarr edhe ndaj tyre, duke u larguar përkohësisht nga vendi i krimit. Ai është arrestuar më pas nga autoritetet, jo shumë larg vendit ku ndodhi ngjajrja.

Lidhja mes autorit dhe të plagosurit:

Media greke raporton se ato janë ish-kunetër. Autori akuzohet nga familja e të plagosurit se ka abuzuar me ish-bashkëshorten e tij, që është dhe motra e të plagosurit. Sipas raportimeve, konfliktet ishin ndezur prej kohësh pasi pretendohet se familja e ish-gruas nuk lejonin që autori të shihte fëmijët.

Autori

  • foto galeri

I plagosuri

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb