TIRANË

Për aktoren e njohur Rajmonda Bulku, ndarja nga jeta e ‘Mjeshtrit të Madh’, Guljelm Radoja, është një lajm i trishtë për të gjithë. Në një lidhje telefonike me Neës24, ndërsa ndau kujtime me të në shesh xhirime, Rajmonda Bulku tha se Guljelm Radoja ishte një artist i mrekullueshëm dhe figura si ai kanë një personalitet të vecantë, që do mbetet sa të jemi gjallë.

“Gjendjen e tij lidhesha me miq që kishin më të afërta me të birin. Në këto momente nuk lidhesh dot me personin. Nuk e mora vesh pse po e pësonte aq keq këtë flamë. Nganjëherë thua se kur zgjat të jep shpresë së po ia hedh, më erdhi keq kur e lexova sot. Keq si njeri, si mik, si artist. Ishte i jashtëzakonshëm. Njeri që e donte shumë punën, kinemanë, krijonte atmosferë të jashtëzakonshme.

Çfarë kujtoni nga shesh xhirimet?
Është nga ata pak aktorë që unë kam nisur në filmin e parë. Kemi punuar bashkë në atë vështirësinë e ngjitjeve në dardhë, unë dorëzohesha, dhe zgjatej dora e tij, e thoshte ‘jepi s’ke pse të kesh frikë’. ishte një miqësi e sinqertë, atëherë isha një gjimnaziste që nuk dija asgjë, por kisha pranë një njeri që u kujdes për cdo gjë.

E kishit takuar së fundi?
Për herë të fundit, kemi shkuar në Korcë për një recital poezish. Kishte një grua të mrekullueshme dhe muzikante të jashtëzoknshme, një çift shumë simpatik. Kalonim ditë të bukura ishin takime që kujtonim punët tona, marrëzitë tona, këto vështirësitë që përmenda. Ishte njeri me atmosferë të jashtëzakonshme. Ku ishte Guljelmi ishte humori, njeri i dashur. Artist i mrekullueshëm, figura si ai kanë një personalitet të vecantë, që do mbetet sa të jemi gjallë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb