Pesëdhjetë njerëz humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën, pasi një aeroplan ushtarak u rrëzua në Filipine. Aeroplani Lockheed C-130 po transportonte 96 vetë – shumica e tyre ushtarë – kur rrëshqiti nga pista, teksa po ateronte në aeroportin Jolo të provincës Sulu, të dielën.

Ushtarët ishin në mesin e përforcimeve të dërguara për të luftuar militantët islamikë. Viktimat përfshijnë kryesisht anëtarë të personelit ushtarak, por edhe tre civilë që ishin në tokë, tha Ministria e Mbrojtjes e Filipineve. Një zëdhënës i forcave të armatosura të Filipineve tha se autoritetet janë duke kërkuar regjistruesin e të dhënave të fluturimit, për të zbuluar shkakun e incidentit.

Gjenerali Edgard Arevalo tha se nuk ka shenja për ndonjë sulm kundër aeroplanit. Aeroplani, i cili më herët ishte në shërbim me forcën ajrore amerikane, u është dorëzuar Filipineve në muajin janar.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: