Andrea Agnelli dhe Deniz Akalin së shpejti do të bëhen burrë e grua. Ish-presidenti i Juventusit dhe ish-modelja me origjinë turke po planifikojnë martesën e tyre në fund të pranverës.

Për ta kjo është martesa e dytë pasi e para u dështoi. Agnelli ka dy fëmijë me Ema Winter, ndërsa ajo ishte e martuar me Francesco Calvo, drejtor aktual i zonës sportive të Juventusit, histori dashurie nga e cila erdhi Mia.

Mes të ftuarve do të jetë Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit i cili ka mbajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-presidentin e klubit të Juventusit. Me siguri do të jetë edhe Gigi Buffon, shkruan Corriere dello Sport.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: