SHBA

Lajmi më i fundit nga vëllezërit Jonas ishte rikthimi i tyre në muzikë, gjë që lumturoi pa masë fasnsat e tyre. Tani një tjetër lajm vjen nga Joe Jonas, i cili ka vendosur të martohet me partneren e tij, Sophie Turner. I ftuar në emisionin e James Corden, Joe ka zbuluar se dasma do të mbahet në verë.

“Do të martohemi këtë vit. Do të bëjmë një dasmë verore”, -është shprehur Joe. Ai ka shtuar se dasma nuk do të jetë dhe aq e zakontë, pasi gjatë dasmës do të luhet edhe regbi dhe futboll. Nuk e dimë nëse këngëtari e kishte seriozisht apo ishte duke bërë shaka. Kujtojmë që vëllai i tij Nick u martuar pak muaj më parë në një dasmë madhështore me Priyanka Chopra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb