Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me David Cameron, sekretari i Jashtëm britanik, vlerësoi këtë të fundit për miqësinë e tij.

Rama zbuloi detaje rreth bisedës që ka bërë me Cameron, për disa projekte, si për portin e Durrësit.

“Është një ditë e veçantë, pasi kemi një mik nga një vend që është aleat nga një partner i rëndësishëm, Lordin Cameron. Një mik i posaçëm i këtij rajoni. Erdhi në Tiranë, pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh. Tani jam i bindur se do të rikthehet përsëri. Sot e kemi diskutuar për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për thellimin e mëtejshëm të tyre, për të cilën kemi folur qoftë në aspektin e marrëdhënieve mes dy vendeve aleate në NATO dhe në marrëdhëniet bilaterale në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në vendin tonë. Dëshiroj të theksoj se kemi folur për Shqipërinë, për Kosovën, dhe për rajonin, që është hekurudha Durrës-Prishtinë, e cila është element kyç i projektit të kapacitetit lëvizës, jo vetëm mes dy vendeve tona. Së shpejti hapim garën ndërkombëtare për portin e ri të Durrësit. Jemi në përgjigje të NATO-s, për krahun ushtarak për Portin e Durrësit. Edhe Kosova, do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë. Ky është një projekt që tejkalon dy vendet tona dhe Mbretëria e Bashkuar ka shprehur dëshirën që të përfshihet, me ekspertizën dhe analizën.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb