Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së bëri me dije se Marrëveshja e Parisit për Klimën do t’i paraqitet parlamentit turk për ratifikim muajin e ardhshëm.

Turqia do të luajë rolin e saj në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit, tha Erdogan. Ai theksoi gjithashtu se “ata që kanë bërë më shumë dëm në Tokë, ata që kanë shfrytëzuar brutalisht burimet natyrore, gjithashtu duhet të bëjnë më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike”.

Ai shpjegoi se Ankaraja ende nuk e ka ratifikuar Marrëveshjen e Parisit , për shkak të “padrejtësive” në aspektin e përgjegjësive, por vuri në dukje se përparimi i fundit është bërë në këtë drejtim.

Duke iu referuar emigracionit, Erdogan përsëriti se vendi i tij nuk ka as mjete as durim për të pranuar valë të reja migrimi, duke argumentuar se Turqia ka shpëtuar dinjitetin e njerëzimit në krizën siriane. Për Sirinë, ai tha se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të lejojë që kriza të vazhdojë për një dekadë tjetër.

Presidenti turk njoftoi gjithashtu se vendi i tij së shpejti do të ketë vaksinën e vet në dispozicion për Covid-19, Turkovac.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb