TIRANE

Kanë kaluar vite prej kur kemi dëgjuar për herë të parë emrin e Miriam Canit. Në gjithë këto kohë ajo jo vetëm nuk i zhgënjeu pritshmëritë që ngritëm për atë që Miriam Cani ishte, por mësuam ta ndiqnim në ekran, si këngëtare e trajnere për të gjetur te ajo shembullin e një artisteje që qëndron brenda kujfijve të punëve cilësore.

Por e gjithë karriera dhe jeta e saj u shndërrua kur u bë nënë. Vetëm atëherë Miriami kuptoi që ishte më e plotë se kurrë. Para skenave të mëdha a këngëve të bukura tani ishte Ameli. Në një intervistë për revistën Ëho, Miriam Cani, duke pozuar dhe me barkun e madh tregon më shumë për jetën e saj pasi u bë nënë për herë të parë, karrierën dhe për fëmijën që do të vijë në jetë shumë shpejt. Këngëtarja zbuloi se fëmija është djalë.

“Të dy jemi lumturuar pa masë. Çfarë do që të ishte për ne është bekim dhe dhuratë e Zotit, por fakti që do kemi tani një vajzë dhe një djalë në shtëpi është një lumturi shumë e madhe dhe vërtet gjithçka që mund të ëndërronim. Për Albanin do bëhet pa diskutim një shok shumë i mirë ashtu siç është bërë shoqe Ameli tashmë për mua (buzëqesh)-ka rrëfyer këngëtarja.

Pyetjes se si e priti Ablbani lajmin se do të bëhen me djalë,Miriami u shpreh se ai nuk e ka pasur asnjëherë problem këtë gjë. Ajo tregoi se kur ishte shtatzënë me Amelinë në fillim ai e kishte në ndërgjegje të ishte djalë por tani që ka provuar dashurinë e Amelisë e di të sigurt që nuk do ta imagjinonte dot më jetën pa të.

“Në fillim e kishte ndoshta më shumë ndërgjegjje këtë dëshirë, por tani që ka provuar dashurinë e Amelisë e di të sigurt që nuk do ta imagjinonte dot më jetën pa të. Madje nuk imagjinon dot një djalë, sepse është magjepsur nga dashuria e vajzës. Ameli ka sjellë dritë në jetën tonë dhe ka qenë forca jonë në këto vite për të kaluar çdo vështirësi apo dhimbje. Çdokush që e ka provuar këtë ndjesi e di që gjithçka fillon e zbehet para fëmijës në jetë”- ka vazhduar më tej Miriam Cani.

Gjithashtu Miriami zbuloi se e kanë gjetur emrin e vogëlushit, dhe se ai erdhi në mënyrë shumë instinktive dhe ka një kuptim për ta po ashtu edhe për bebin.

“E kemi menduar! Nuk kemi patur shumë alternativa sepse ky emër erdhi në mënyrë shumë instinktive dhe ka një kuptim për ne dhe po ashtu edhe për bebin (buzëqesh). Kemi dhe disa opsione të tjerë, por ende i japim dhe pak kohë vetes për të vendosur plotësisht”- ka treguar këngëtarja e njohur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: