TIRANE

Këngëtarja Genta Ismajli dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta, do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë. Ata pritet të bekohen me binjakë dhe thuhet se është fjala për një djalë e një vajzë.

Së fundmi, Genta ka organizuar një ‘baby shower’ në të cilin kanë qenë të pranishëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit.Ajo ka ndarë disa pamje në InstaStory, ku zbulon pak nga festa që ka përgatitur. Këngëtarja ka zgjedhur një dekorim të veçantë dhe siç shihet ka kombinuar ngjyrën kafe me të bardhë.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe Genta ka bërë të ditur se po mendojnë edhe për një dasmë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb