TIRANË

“Së shpejti do të nisë vaksinimi i stafeve të sektorit të turizmit dhe hotelerisë. Vaksinimi do të kryhet sipas listave të përgatitura nga shoqatat në sektorin e turizmit.”- Detajet u dhanë sot nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në një takim me shoqatat në fushën e turizmit, hotelerisë, operatorëve turistike dhe restoranteve.

“Pra, gjithë atë stafe që në industrinë e turizmit kanë kontaktin e parë me operatorët turistik. Do të dëshironim shumë që të ishim një vend nga të parët në rajon edhe natyrisht me një iniciativë unikale mbase edhe në Europë, ku hoteleri turizmi të vaksinohet i pari të kemi mundësinë që të jemi ashtu si në vitin e kaluiar një vend me kufi të hapur, një vend që pret turistë natyrisht nga i gjithë rajoni si zgjedhje e tyre e parë, por edhe tregje që tashmë i kemi konsoliduar dhe me vaksinimin masiv të gjithë sistemit të turizmit ne do të kemi mundësinë që të jemi përsëri konkurent të fortë në këtë industri shumë të vështirë”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Sipas tij, viti 2021 të jetë viti i rizgjimit të biznesit të turizmit në shkallë botërore, por po ashtu edhe për sa i përket turizmit të brendshëm, turizmit rajonal, turizmit mbarëkombëtarë edhe atij të vendeve të tjera të rajonit. Viti i kaluar që ishte viti më i keq i turizmit në historinë e tij botërore dhe rajonale. Megjithatë Shqipëria ja doli që të kishte një biznesë të qëndrueshëm që mundi të mbijetonte. Këtë e tregoi dhe fakti problematika shumë të mëdha përsëri nuk i ndaluan investimet në infrastrukturën hotelere, si në gest house, bujtina, agroturizëm,

“Do të duhet nga shoqatat që ju përfaqësoni të kemi një listim të hoteleve të cilat kanë kontratat më të sigurta me operatorët turistik. Do të duhet të kemi një listim të hoteleve dhe pikave që vizitohen më shumë dhe janë le të themi ato pikat e para që duhet të vaksinohen, pasi ne kemi mundësi që të vaksinojmë një numër të konsiderueshëm të sektorit të turizmit, por mundësitë nuk janë pa fund. Prioritetet do të vazhdojnë të jetë vaksinimi i grupeve të targetuara tashmë dhe sidomos të moshës së tretë, të cilët janë më të rrezikjuar. Por, do të doja shumë që ne ta rikthenim edhe këtë process në një process marketing për Shqipërinë, në një process ku ajo çfarë ne kemi edhe kryefjalën e turizmit shqiptar mikpritja edhe sjellja e mirë karshi qytetarëve të shoqërohet edhe me një garantim nëpërmjet vaksinimit të higjenës dhe të kushteve të trajtimit të sëmundjes”, tha Ministri Klosi.

Ndër të tjera, Klosi u shpreh se pavarësisht procesit të vaksinimit përsëri protokollet e sigurisë për infektimin nga COVID19 do të zbatohen, pasi duhet të sigurojmë një sistem turistik të kontrrolluar edhe të çertifikaur nga pikëpamja e garancisë së mos infektimit.

“Dua të falenderoj që keni mbështetur propozimin e sipërmarrjes private, bizneseve për të vaksinuar stafet e hoteleve dhe gjithë zinixhirin e shërbimit turistik, për të patur një sezon turistik më të mirë sivjet. Ne ju kemi inkurajuar, përkrahur e mbështetur fort edhe qeverinë edhe ju si ministër, për të gjithë mbështetjen. Jam i sigurtë se kjo gjë që po bën qeveria shqiptare, është e para në rajon e do vidhet shumë shpejt edhe nga Greqia, Italia e Spanja, është një sinjal që i jep siguri turistëve për të ardhur dhe për t’iu përgjigjut ofertës që Shqipëria e ka, por duke patur edhe ofertën mjekësore, mund të bëjmë një sezon shumë të suksesshëm” u shpreh kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb