KINE- Gjiganti kinez i kërkimit në internet, Baidu, zbuloi para një viti se po punon për krijimin e një makine vetë-drejtuese. Tani kompania njoftoi se makina do të prezantohet në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ky lajm është bërë i ditur nga zëvendës presidenti i kompanisë Baidu, Jin Wang, gjatë konferencës “China Cloud Computing”. Wang u shpreh se po bashkëpunojnë me një kompani tjetër që merret me prodhimin e makinave, emri i të cilës nuk është bërë e ditur akoma.

Lajmi vjen gati një muaj pasi Google njoftoi se disa nga prototipat e makinave të saj pa drejtues do të dalin në rrugët e Kalifornisë këtë verë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: