Chelsea është shumë pranë transferimit të Lukakut. Të gjitha kushtet janë përmbushur dhe tashmë gjithçka është në dorë të Abramovich.

Një ofertë prej 120-130 milion eurosh do të bindte Interit teksa Lukaku është i hapur tashmë për të kaluar tek londinezët.

Nga ana tjetër 12 milion euro në sezon do të jetë rroga e Lukakut tek Chelsea teksa do të ketë dhe shtesa. Së shpejti vjen oferta e Chelsea-s ndërsa Inter duket se po sheh si zëvendësues Duvan Zapatan.

Një trekëndësh transferimesh pritet të ndodhë në fundjavë, me Lukakun që i bashkohet Chelsea-s, Zapata tek Inter, kurse Atalanta do të kërkojë Tammy Abraham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb