“Skena nga një ekzekutim” do të jetë shfaqja premierë që do të çel sezonin e ri artistik në Teatrin Kombëtar në sallën e Arturbinës. Shfaqja vjen nën regjinë e Rovena Lule e do të mbaj të mbërthyer publikun me ngjarjet dhe personazhet që veprojnë brenda saj

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, tregoi për News 24 suksesin e sezonit të kaluar, duke përmendur premierën ‘Xhelatët’ si produksionin më të suksesshëm të atij sezoni.

Sezoni i ri në skenën e Teatrit Kombëtar do të sjell për publikun 2 premiera të mëdha, të cilat do të shoqërojnë publikun kryeqytetas përgjatë gjithë sezonit.

Sezoni i kaluar pati shumë surpriza edhe për publikun e vogël, sipas Çulit Teatri Kombëtar ka bashkëpunuar me fëmijët për shfaqje të ndryshme, një ndër të cilat ishte edhe muzikali ‘Annie’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb