Koreja e Jugut do të vije së shpejti me një projekt pilot për të përdorur inteligjencën artificiale për njohjen e fytyrës dhe mijëra kamera CCTV për të gjurmuar lëvizjen e njerëzve të infektuar me coronavirus, pavarësisht shqetësimeve për “prekjen e privatësisë”.

Sipas mediave të huaja, projekti i financuar kombëtarisht në Bucheon, një nga qytetet më të dendura të populluara të vendit në periferi të Seulit, do të bëhet funksional në janar, tha një zyrtar i qytetit për Reuters.

Sistemi përdor algoritme të inteligjencës artificiale dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës për të analizuar pamjet e mbledhura nga më shumë se 10,820 kamera CCTV dhe për të gjurmuar lëvizjet e një personi të infektuar.

Plani nga qyteti iu dorëzua Ministrisë së Shkencës dhe TIK-ut (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit) dhe iu dha Reuters nga një ligjvënës parlamentar kritik ndaj projektit.

Qeveritë në mbarë botën janë kthyer drejt teknologjive të reja dhe fuqive ligjore të zgjeruara në përpjekje për të frenuar valën e infeksioneve me COVID-19.

Kina, Rusia, India, Polonia dhe Japonia, si dhe disa shtete të SHBA-së janë ndër qeveritë që kanë krijuar ose të paktën eksperimentuar me sisteme të njohjes së fytyrës për gjurmimin e pacientëve me COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb