Pak më shumë se një vit pas largimit nga Real Madrid, Zinedine Zidane po bëhet gati të rikthehet në pankinë. Tekniku francez ka qenë një nga emrat më të lakuar në botën e treningut, një emër i shumë dëshiruar thuajse nga çdo klub i madh, por Zidane me klas dhe në heshtje ka refuzuar çdo ofertë, pasi objektivi i tij mbetet një dhe i vetëm, të marr drejtimin e përfaqësueses franceze. Së fundmi, Zidane ka thyer heshtjen duke pranuar se është shumë pranë rikthimit të tij në pankinë:

Zidane
Zidane

“A më mungon kostumi i trajnerit? Jo, pasi nuk jam larg, të presim edhe pak, shumë pak”, theksoi Zidane gjatë prezantimit të statujës së tij prej dylli: “Shpejt, shumë shpejt do rikthehem, por nuk po ia kaloj keq, po argëtohet gjatë pushimeve, shtoi ndër të tjera ish trajneri i Real Madrid.

1200x680 Lila Lefebvre
1200×680 Lila Lefebvre

Zidane mbetet në pritje që Deschamps të dorëzoi çelësat e përfaqësueses franceze, me këtë të fundit që ka një kontratë deri në përfundim të Botërorit. Vetëm në rastin se Franca triumfon në Katar atëherë Deschamps mund të rinovojë kontratën e tij me “gjelat”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb