Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish Ilir Metës për akuzat e këtij të fundit se gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria prej pandemisë e ka qeveria.

Rama thotë se gjithë bota nuk po ia del dot më mirë se Shqipëria.

Ai madje ironizon me Metën duke i thënë ”Si të ra kështu kallafi fare o njeri” duke e krahasuar edhe me Shvejkun.

STATUSI NGA EDI RAMA
Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë!
Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, “Ç’më duhet mua ça them unë!”, jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: