Dasmë shumë intime për shkak të Covid. Sean Penn, që në 17 gusht do të festojë 60-vjetorin, ka konfirmuar që është martuar me të fejuarën e tij Leila George, 28 vjeç, me të cilën është në lidhje që prej 2016, duke treguar unazën në “Late Night con Seth Meyers”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktori ka treguar që dasma është celebruar në shtëpinë e tij me dy fëmijët dhe vëllain e nuses, si dhe në lidhje Zoom më zyrtarin e bashkisë.
Për Sean Penn kjo është martesa e tij e tretë, pas asaj me Madonna nga (1985-1989) dhe Robin Wright (1996-2010).

Nga martesa e fundit kanë lindur dy fëmijë, Hopper, 26 vjeç dhe Dylan 28. Leila është vajza e dy aktorëve të famshëm, Greta Scachi dhe Vincent D’Onofrio. Historia me Sean Penn lindi në 2016 dhe ka qenë gjithmonë larg reflektorëve të mediave.

Martesa është bërë të enjten e shkuar në stilin Covid, duke respektuar të gjitha masat e vendosura, theksoi Sean.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb