Teksa sot po mbahet një seancë maratonë, e cila është cilësuar si më e ‘shtrenjta’ pasi do të diskutohet mbi buxhetin për vitin 2023 dhe projekti i Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer sulmet ndaj opozitës.

Mes një lumi akuzash dhe fyerjesh, Rama në një ‘sulm frontal’ ndaj opozitës, i vuri kësaj të fundit disa epitete.

Kryeministri u mundua që të sqarohej se po fliste jo me fyerje, por me gjuhën e mësuesve të vetë, duke përmendur emra shkrimtarësh shqiptarë.

BalkanWeb ju sjell si më poshtë 62 fraza fyese të kreut të qeverisë ndaj rivalëve të vetë politikë, gjatë 3 fjalimeve të tij në Kuvend, në intervale të ndryshme. (Fyerjet kulmojnë në fjalimin e tretë 53 minutësh të Ramës)

E si për ironi për t’ju përgjigjur akuzave, kryeministri në fund të fjalimit të tij ndaj atyre që i cilëson ‘të paudhë’ pohoi se iu kishte lënë Zotin.

FYERJET
Fotografitë nuk janë live o Ferdinand. Cilësia e dielli është live, fotografitë jo! (Ironizon deputetin e PD)
– T’i themi kemi 30 shtëpi me prezencë në ujë dhe qimi.net që thotë që; ‘janë 30 mijë hajdeni shpejt se do thajmë qimin’.
– Të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash
– Jeni fiks si këto pamje (tregon kanalet e ujërave të zeza në portin e Durrësit)
– Zëdhënësit të rinj të mallkimit, të një poshtërie të vjetër që e përndjek si hije këtë vend
– Jeni si Abdyl Ypi
– Puna juaj është e ngatërruar (Citon Konicën), e shtrembër, e ndyrë
– Esati dhe kulishi i tij janë gjallë mes nesh duke lodruar me Shqipërinë, bashkë me vagabondët e 1914
– Me poshtërsinë e vjetër në gojë; ‘shaj e mallko’, pleksin çdo gjë me punët e tyre të ngatërruara, të shtrembëra e të mallkuara
– Ajo tokë është e ndotur, si ajo vrima që ju ngeli në dorë!
– Nuk lini dy gurë bashkë për t’ja mbajtur lidhur pas fytyre Shqipërisë
– Ngriheni me tam-tame tërë mugot e gagaçopulli i këtij vatani
– Dokrra të hinit, prodhimet e zjarrit të akuzave dhe shpifjeve për portin e Durrësit (Citon Fishtën)
– Minj të gjirizit në apolonik të kohës që i kërkuan që ta kërcejnë napolonin me shaminë e ndarë (Shigjeton qeverinë e vitit 2006)

– Ça sy do hapni ju?! Nuk ju lë mallkimi që keni mision
– Zëdhënësit e sotëm, të hijes së mallkimit që përndjek Shqipërinë do kishin atë port turistik
– S’keni si ta dini dhe nuk e kuptoni dot se njeriu mund të jetë ndryshe nga ju
– Jeni mëkuar me ujin e zi të punëve të brendshme të shtrembërta, të ngatërruara, të ndyrë të napolonit të gjirizeve
– Jeni mësuar të vini vërdallë si gomaricat e Zullullandit të Faik Beut
– Kur ngulni gozhdën ju ngelet vrima (Citon Faik Konicën)
– A do qumësht, a do dhallë, gomaricat vijnë vërdallë. Bandi-Dandi- kadi-randi, rroftë e qoftë Sali Dhandi! (Qeshin deputetet e PS)
– I tërë soji dhe sorollopi i këtij katundi politik e mediatik të mblidhet dhe hidhet përpjetë, nuk ka shans që t’ja vrasë shansin Durrësit
– Mufo gagaçopullo thotë se; mu-mu mund të quhet në shqip lidhja e të poshtërve (citon në gjuhë të ndryshme frazën) (qeshin deputetët e PS)
– Gjirizi i korrupsionit
– Çuni i napolonit
– Katandisen me kërcimtarë nga belaja
– Le ta përsërisë sa të dojë bashkë me këlyshin e tij Dervishin, që e lëshojnë si jargë në kanale dixhitale
– Le ta hapin sa të duan katranët, si mynxyra
– Ju ka ngelur vrima në dorë, pasi ju doli gozhda
– Ndotja në Durrës si lukunia juaj
– Gagaçopullot janë fis i madh
– Njëri nga Mufot me buzët që i janë holluar brisk nga urrejtja gërryese e 110 viteve, me sytë e zbardhur, i pakursyueshëm në gjak…(Për Berishën)
– Faik Beu ju ka quajtur gomarica
– Ta dinë me mufo dhe çufo
– Të marrë që duan të lyejnë me vajgur
– Të turret me gurë dhe baltë edhe ata të dy, njëri i sadodalë nga gjirizat e tjetri prej spiunëve
– Dielli i im zot Nolit i njihte- ata të dy (Për Berishën dhe Metën)
– Këta njerëz kanë mbajtur kurdo herë rekordin për vrasje dhe grabitje (Shigjeton Berishën dhe Metën)
– Janë të njëjtët që si pykë i rrinë Shqipërisë në saj të së ardhmes
– Katran me bojë
– Poshtë tradhtarët, me foltore, pa foltore
– Këmbëngulin mufot dhe çufot
– Këta të paudhë që kanë ngrënë turpin 110 vite më parë i çajnë daullen miletit
– Nuk mungojnë dhe gjelat e detit, se janë një prurje demokratike (ironizon deputetin e PD-së, Dashnor Sula)
– Nuk kanë cipë
– Më dinë si veten e tyre, llupës të pangopur, zhvatës trojesh dhe gjelash
– Vagabondë të 1914-ës
– Duhet të kesh mëndje hajduti, si atyre që i jepnin vendin me një euro
– S’e kanë tregtuar ndonjë copë Shqipërie hajdutshe, jo se nuk kanë dashur, por s’kanë pasur mundësi. E shqyejnë Shqipërinë fare!
– Zilia dhe egoizmi janë dy sëmundje të rrezikshme të racës sonë
– Pse të jetë ay aty dhe mos të jem unë (Ironizon Berishën)
– Sharlatanë dhe gjela deti
– Dhe sot vazhdon po ai shpirt i keq
– Bartës i madh i poshtërisë (Akuzon Berishën)
– Njerëz të dalë nga e njëjta gjirizë
– Me epror Esatin dhe këlysh Dervishin
– Kënetë oqeanike të llumit dhe marazit, ku gëlojnë gënjeshtrat si mushkonja helmuese
– Gënjeshtrat marrin dhen dhe nëpër botë, siç përtypin këtu lopët bathët
– Me qetësi kriminale që e bën lopën si engjëll të duket si e rënë nga Cappella Sistina (Akuzon Berishën)
– Bën hetuesin kompetent nga mëngjesi deri në darkë (Berisha)
– Këta tru të pazhvilluar çiliminjsh dhe peshq thotë Faik Beu- nuk zmbrapsen nga akronizmat
– E djathta, një copë rublash që përzihet çdo ditë nga një komunist dru me pre dhe një spiun i dru me pre të komunizmit (Shigjeton Berishën dhe Metën)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb