Komisioni i Jashtëm po zhvillon sot një seancë dëgjimore me kandidatin për ambasador në Turqi, Kastriot Robo, që pritet të zëvendësojë Gent Gazhelin. Gjatë fjalës së tij, Robo tha se marrëdhëniet shqiptaro-turke nuk janë të panjohura për të.

“Niveli i marrëdhënieve me Turqinë është mjaft i mirë. Turqia është partner i vërtete strategjik. Marrëdhëniet do i konsideroja si kapilare pasi shtrihen në të gjitha fushat e interesit reciprok.”, tha Kastriot Robo.

D00302cb 8612 479a A33f 4b67cb10dcd0
D00302cb 8612 479a A33f 4b67cb10dcd0

Ndërkohë, Mimi Kodheli e pyeti kandidatin për ambasador nëse ka menduar nëse një ditë eshtrat e Sami Frashërit mund të ktheheshin në Atdhe, duke shtuar se duket si një mision i pamundur.

DISKUTIMI
Kodheli:
Në Turqi ndodhen eshtrat e Sami Frashërit, qe i përket Shqipërisë. Keni menduar se mund te vije një ditë që eshtrat të kthehen ne atdhe? Duket si mision i pamundur.

Robo: Ne dijeninë time ka pasur përpjekje, por Sami Frasheri është figure kombëtare për Turqinë, për atë çfarë ka dhënë për Turqinë. Nuk mendoj se është e pamundur dhe po e mbaj shënim.

Kujtojmë se Kastriot Robo është një diplomat karriere prej rreth 30 vitesh. Nga 1997-2002 ai ka qenë ambasadori në Greqi dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë në 2010 ai u emërua ambasador në Spanjë, më pas në Danimarkë. Pas Danimarkës kthehet si diplomat ne ministrinë e Jashtme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb