TIRANA

Ka përfunduar seanca e ballafaqimit mes Oltion Veselit dhe Alkond Bengasit, të dyshuar për të implikuar në grabitjen e 9 prillit të 2019 në Rinas.

Bengasi është tashmë dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë teksa Veseli ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Ata janë mes 8 të pandehurve për grabitjen e Rinasit teksa dy të tjerë kanë vdekur, Admir Murataj gjatë grabitjes dhe Ragip Hajdini ose ‘daja’ nga Kosova në spital prej një sëmundjeje shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb