TIRANË

Kjo e së mërkurës ishte e fundit seancë plenare për shumë deputetë, për ata që hynë në Kuvend nga listat e opozitës pas djegies së mandateve, por edhe për disa socialistë që nuk rikandiduan më 25 Prill.

Në ditën e fundit Selami Jenishehri përsëri nuk zhgënjeu. Madje zemërthyer se nuk do të jetë më në Kuvend, ai ofendoi kolegët deputetë.

“Më vjen keq që do mungoj në Kuvend. Askush nuk e di që Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve nuk do jetë në shtator në Kuvend, pasi 100% do të përsëriten zgjedhjet. Këta janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e parlamentit shqiptar.”

Majlinda Halilaj, e cila mbahet mend për vështirësinë në artikulim, me krenari tha se ka punuar shumë, por pa thënë se cili ligj ishte më i rëndësishmi që ka votuar.


Artur Roshi, kryetrari i Ballit Kombëtar demokrat, nuk gjen dot asnjë moment që e bën atë tradhtar të PD-së.

As Fate Velaj, deputeti socialist nuk do jetë më në Kuvend. Ai thotë se aktivitetin politik do e vijojë edhe jashtë parlamentit.

Nga salla e Kuvendit, i ashpër me PD-së u tregua Mysmil Murrizi, i cili nuk iu bind në shkurt të 2019 vendimit të liedrshipit demokrat për djegien e mandateve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb