TIRANE- Kuvendi u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për të zëvendësuar në komisionin ad hoc deputeten Jorida Tabaku, e cila para pak ditësh është bërë nënë e dy binjakeve.

Me 92 vota pro Gerti Bogdani zëvendëson në komisionin ad hoc deputeten Jorida Tabaku. Plotësimi i përbërjes së këtij komisioni i hap rrugën dhe procedurave të votimit prej tij të kandidatëve që do të përzgjidhen për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik. Votimi i këtyre organeve u shty të premten për shkak të mungesës së kuorumit.

Gjatë seancës së sotme u bë edhe betimi i Avokates së re të Popullit, Erinda Ballanca e zgjedhur nga parlamenti, pak javë më parë, me propozim të opozitës.

Po kështu sot ka bërë betimin para deputetëve edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca. Ndërkaq në orën 14:00, do të ketë një tjetër seancë ku do të votohen anëtarët e Kolegjit të Apelimit dhe të Komisionit të vettingut.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: