TIRANË

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur sot jashtë Gjykatës së Apelit për gjyqin ndaj tij për çështjen “Babale”. Salianji deklaroi se prokurorët dhe gjyqtari i shkallës së parë janë larguar nga vettingu.

“Nuk është vetëm ky dëshmitar i rremë. Është dhe një personazh tjetër, që për ta rikthyer në memorien tuaj dhe të publikuar, i panjohur dhe i paditur se çfarë përfaqëson, një person i njohur si Agron Hyseni që policia dhe Prokuroria kërkuan ta fusnin atë sikur ishte, Agron për Agron për ta përfshirë si dëshmitar të rremë. Nuk u kuptua pse ishte, nuk kuptohet as sot pse është. I çuan dhe atij aktin e ekspertimit për të bërë sikur ishte një Agron tjetër, por nuk kishte asgjë të ngjashme.
Zëri sipas aktekspertimit britanik është i ngjashëm me të denoncuarin nga PD dhe prej meje. Ditën pas denoncimit të bërë nga selia e PD, i akuzuarit, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm shkoi për të bërë dënimin në Itali. Prokuroria dhe organet proceduese nuk bënë atë që duhet të bënin, ta izolonin për të bërë hetimin e plotë për trafik droge, duke u marrë me denoncuesit, me mua, dy deputetët e tjerë dhe me gazetarin investigativ”, deklaroi Salianji.

Ai qëndroni ju dhe PD të gjithë akuzave që keni bërë ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe nëse do përballeni me të në sallën e gjyqit, a do t’i qëndroni sërish atyre që keni thënë dhe këtu në apel?
Një më një, jo vetëm që i qëndrojmë, por fakti i hetimeve nga prokuroria dhe përgjimeve nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda faktoi plotësisht ato që denonconim dhe u përfshi akoma më shumë gjithë struktura shtetërore, për të mbrojtur trafikun shtetëror të drogës të kryer nën mbrojtjen e ish-ministrit të Brendshëm, aktualisht deputet i PS, i cili jo vetëm atëherë në atë periudhë nuk ishte ligji i barabartë si gjithë të tjerët, por edhe sot e kësaj dite unë kam marrë shkresa zyrtare, megjithëse është subjekt klasik i aktit normativ që njihet si OFL, nuk ka ende hetim pasuror për Fatmir Xhafën, si vëllai i një subjekti të OFL-së dhe as vëllain e vet. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Mjafton të kesh lidhje me PS-në.

A shpresoni që Gjykata e Apelit do t’ju japë pafajësi dhe në të kundërtën nëse ngelet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, do ta zbatoni atë?
Çfarë do bëj, do hidhem përpjetë. Po s’ka diskutim që çdo vendim gjyqësor i gjykatave do të zbatohet. Unë po them me fakte e prova atë që s’ka gjykatë që nuk e merr parasysh.
Fakti tjetër që prokurorët që të gjithë, por dhe gjyqtari që është marrë me çështjen ose janë larguar nga vettingu, ose kanë dhënë dorëheqjen. Janë që të gjithë në atë moment të caktuar për shkak se njihej si ‘babai i reformës në drejtësi’ personi i përfshirë dhe njeri me pushtet politik si ministër i Brendshëm ka pasur ndikimin e vet për të dhënë një vendimmarrje të caktuar.
Sot ata nuk janë në sistemin gjyqësor çka i bën dhe të paragjykuar në vendimmarrje. Por pa diskutim që kjo çështje do shkojë në gjithë instancat gjyqësore.
Jam i bindur që do ketë vendimmarrje për pafajësi sepse nuk mund të ketë dënim për denoncim publik.
Unë detyrën time si politikan për të mbrojtur interesin publik e kam bërë dhe madje kam arritur që nëpërmjet denoncimit të arrij rezultatin duke larguar një person të dënuar me vendim të formës së prerë për të kryer dënimin.

Personat që përmendin unë nuk i kam njohur kurrë, nuk ka si të organizohet një kallëzim i rremë kur nuk i njoh ata persona, asnjë komunikim me Alizotin, ka dhjetëra kontakte me drejtorë të policisë, me prokurorin atëherë dhe me politikanë të PS.
1100% janë shanset të shpallem i pafajshëm se s’kam bërë krim por denoncim. Ka qenë betejë e opozitës jo e imja personale, më parë dukej bëtë denoncimi në një kohë të mëparshme por për shkak të drejtimit të atëhershëm të PD është bërë më vonë, do kem kohë më pas ta sqaroj dhe këtë .
Nuk kam pas ndonjë rast gëzimi, nuk përjashtoj e as ftoj njeri, gjithsecili e ndjen vetë si pozicionet në një rast të caktuar. Detyrimi është që të mbaj përgjegjësi politike për pozicionin që kam. S’ka marrëveshje të tjera të bëra nga ish-drejtuesi i PD, por për rastin në fjalë, këtu jam dhe do flas siç kam fol me fakte dhe prova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb