TIRANË

uvendi i Shqipërisë miratoi sot me 76 vota pro dhe 34 kundër raportin përfundimtar të deputetëve të PS-së në Komisionin Hetimor të Kuvendit për ligjshmërinë e ndërtimit të impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Ndërsa për raportin e paraqitur nga deputetë të opozitës votuan pro 27 deputetë dhe kundër 84 deputetë, duke mos u miratuar.

Kuvendi miratoi me 108 vota pro aktin normativ “Për disa ndryshime në tekstin e marrëveshjes për prodhimin e furnizimin, nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V.,
ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”.

Po ashtu me 111 vota pro u miratua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin Evropa krijuese (2021-2027)”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurime shoqërore” dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit”, u miratuan me 111 vota pro.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vlerësoi ratifikimin e këtyre dy marrëveshjeve të rëndësishme, me një dimension të fuqishëm kombëtar, ekonomik, social e njerëzor, që na afrojnë më shumë me Kosovën.
Ndërkohë me 82 vota pro u miratua edhe projektligji “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb