Marjana Semini do të jetë anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese.

Pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 25 orë, deputetët e maxhorancës votuan në shumicë kandidaten Semini.

Në përfundim të votimit rezultoi se ish drejtuesja e Shkollës së Magjistraturës mori 58 vota nga deputetët e shumicës, Ardian Dvorani 14 vota, ndërsa Arta Vorpsi 2 vota.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka argumentoi se sipas Kushtetutës, në momentin kur asnjë nga kandidatët nuk ka 84 votat e mjaftueshme, kandidatja e renditur e para në KED, Marjana Semini merr mandarin në Kushtetuese.

“Nisur nga neni 125 i Kushtetutës në qoftë se asnjë kandidat i përzgjedhur nga KED nuk merr 84 vota, kandidati i renditur i pari nga KED zgjidhet anëtar i Kushtetueses. Nisur nga votat e marra, asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84 votat, Marjana Semini e renditur e para nga KED emërohet anëtare e Gjykaës Kushtetuese”, tha Bushka.

Sa i përket votimit për Avokatin e Popullit, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Rama, maxhoranca nuk pranoi asnjë prej dy kandidatëve Ledio Braho dhe Altin Goxhaj, duke bërë që gara për drejtuesin e këtij institucioni të hapet sërish.

Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar e bojkotoi procesin e votimit, ndërkohë që deri në fund qëndruan tre deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

VOTIMI

“Për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”  
Ardian Dvorani 14
Marjana Semini 58
Arta Vorpsi 2
3 vota të pavlefshme

“Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”  
Ledio Braho 3 pro
Altin Goxhaj 70 kundër

“Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit” 

71 pro Gentiana Sulën
5 kundër
1 abstenim
1 bosh
1 fletë votimi në kutinë e gabuar

“Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike”

72 pro Eriola Sadushi
4 kundër
3 abstenim
1 gabim

Projektligj “Për vreshtarinë dhe verën” 76 vota pro, 3 kundër 0 abstenim
Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të Rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës, “Hua shtesë””.

Projektligj “Për Policinë Bashkiake” 76 pro, 3 kundër, 0 abstenim
Akt normativ nr.17 datë 1.12.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar  75 pro, 3 kundër, 0 abstenim.

Projektligj “Për aderimin në iniciativën e përbashkët për Rregulloren e Brendshme për Shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë”  79 pro, 0 kundër, 0 abstenim.

Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”” 76 pro, 3 kundër, 0 abstenim
Projektligj “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” 75 pro, 3 kundër, 1 abstenim.

Projektligji “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”   76 pro, 3 kundër, 0 abstenim
Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar; 79 pro, 0 kundër, 0 abstenim.

Akt normativ nr.18, datë 9.12.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9880, datë 25.2.2008,”Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar 78 pro, 0 abstenim, 0 kundër.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të programit për zhvillimin rural të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit (IPARD III)   80 pro, 0 kundër, 0 abstenim.

Projektligj “Për krijimin e kontributit të solidaritetit gjatë kohëzgjatjes së periudhës së krizës energjitike” 76 pro, 3 kundër, 0 abstenim.

Projektvendim “Për disa ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”  79 pro, 0 kundër, 0 abstenim.

Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, i ndryshuar 79 pro, 0 kundër, 0 abstenim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb