TIRANË

Është votuar me 77 vota pro qeveria dhe programi qeverisës “Rama 3”, pas një seance maratonë në sallën e Kuvendit, e cila nisi prej orës 10:00 të ditës së djeshme dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në fund të seancës maratonë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, bëri të ditur rezultatin, prej ku 77 deputetë kanë dhënë votën pro programit të qeverisë së re, 52 kanë votuar kundër dhe 1 abstenim.

Pas votimit në Kuvend, pritet që qeveria të betohet te Presidenti Ilir Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb